Fillon seanca për zgjedhjen e Presidentit, 83 deputetë të pranishëm në sallë.
Ka filluar seanca për zgjedhjen e Presidentit, raporton Gazeta Express.
Me këtë rast, kryeparlamentari Glauk Konjufca ka deklaruar se në sallë janë të pranishëm 83 deputetë dhe se ka kuorum për ta zgjedhur presidentin.
Ai me fillimin e seancës ka kërkuar nga deputetët që të vendosin maskën dhe të respektojnë masat mbrojtëse.
Ndërsa, tashmë ka filluar edhe votimi i deputetëve për Presidentin.
Në sallë të pranishëm janë edhe deputetët nga radhët e LDK’së, megjithatë edhe sot Agim Veliu, Avdullah Hoti dhe Driton Selmanaj nuk do të marrin pjesë në votim.