Nis vaksinimi i personelit shëndetësor në Drenas – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Nis vaksinimi i personelit shëndetësor në Drenas

nis-vaksinimi-i-personelit-shendetesor-ne-drenas

Nis vaksinimi i personelit shëndetësor në Drenas.

Qendra Kryesore e Mjekësisë Familjare “Dr. Hafir Shala” në Drenas sot ka pranuar vaksinat e para anti-COVID ku edhe filloi vaksinimi i stafit shëndetësor.

Kryetari i komunës së Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka shprehur respektin ndaj personelit shëndetësor për punën dhe angazhimin e tyre në menaxhimin e situatës me pandeminë duke vlerësuar se personeli shëndetësor, janë heronjtë e ditëve tona.

“Me rastin e vizitës në Qendrën e vaksinimit anti-covid në Drenas, shpreha respektin e thellë ndaj personelit shëndetësor, ndaj zbatuesve të ligjit të vijës së parë ati-covid, dhe qytetarëve që po i zbatojnë masat kundër virusit vdekjeprurës”, ka thënë kryetari Lladrovci duke shtuar se Komuna e Drenasit ashtu si deri më sot, vendimet për parandalimin dhe luftimin e virusit së bashku me të gjithë bartësit e përgjegjësive institucionale në komunën tonë, do t’i zbatojmë me përpikëri.

Lladrovci ka inkurajuar punëtorët shëndetësor dhe qytetarët që të vaksinohen, pasi vaksinimi është hapi i parë në zvogëlimin e numrit të rasteve dhe mbrojtja nga virusi.

Të ngjajshme

Cramon jep lajmin e madh: Shpresoj që liberalizmi i vizave për Kosovën të mbyllet deri në fund të vitit

albswiss.com

Fisnik Ismaili sqaron: Incizimi për manipulimin e votave është i zgjedhjeve të vitit 2019

albswiss.com

Kështu e uron bashkëshortja – Rexhep Selimin në ditëlindjen e 50-të

albswiss.com