Vdes një grua në QKUK.
Emergjenca QKUK-së ka raportuar në Polici se viktima femër kosovare kishte ndërruar jetë.
Ndërkohë bashkëshorti i saj është ankuar në Polici se gruaja e tij kishte ndërruar jetë si shkak i mostrajtimit të duhur nga ana e mjekëve. Sipas bashkëshortit të të ndjerës, viktima fillimisht ka pranuar tretman mjekësor në fshatin Rogaçicë pasi që ishte me grip sezonal, dhe pas marrjes së një ampule (gjilpëre) kishte pësuar arrest kardiak-shok.
Policia ka bërë të ditur se po e heton rastin.





