fbpx
-13 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Një javë pas të birit, edhe babai i 18-vjeçarit vdes nga COVID-19

Ndërron jetë nga covid-19, babai i 18-vjeçarit Qamil Seiti që humbi jetën një javë më parë.

Ka ndërruar jetë si pasojë e covid-19 Luftëtar Seiti, babai i 18-vjeçarit Qamil Seiti, i cili po ashtu humbi jetën nga virusi një javë më parë.

Kujtojmë se i riu Qamil Seiti nuk kishte asnjë sëmundje tjetër por virusi e kishte mposhtur dhe as mosha shumë e re nuk arriti ta shpëtojë.

Qamili nga Memaliaj, ishte një i ri i pasionuar pas kuzhinës, por ditët e fundit u shkëput nga puna sepse bashkë me prindërit e tij u shtrua me urgjencë në spitalin Covid 2 në Tiranë, ku fatkeqësitë ndoqën njëra-tjetrën.

Luftëtar Seiti ishte shtruar në spitalin covid 2 dhe fatkeqësisht nuk ia doli kundër covid-19.

Të afërmit e familjes të tronditur nga humbja e dyfishtë kanë bërë dhe reagime në rrjetet sociale.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img