fbpx
9.1 C
Geneva
Monday, November 25, 2024

Një muaj pa Dritën! Përkujtim

Qyteti duket i vogël pa ty Dritë

Asgjë nga largësia nuk shihja në horizont
Ishte natë pa yje, vjeshtë e ditë pa diell
Aq larg dhe aq afër qytetin e ndjeja njëkohësisht
bashkë me dhembjen e tij të fortë në krahror

Realisht
Nuk di se ç’ndjenja përshkonin shpirtin tim në atë kohë

Rreth meje nuk dëgjoja zëra që flisnin me mua për ty
Nuk shihja lotë pikëllimi në sy
E rrethuar me të panjohur kërkova hijen tënde disa ditë
Por s’gjeta asnjë rrugë që e kishim ecur bashkë
t’mi rikujtonte për një çast
vitet e rritës me ty.

Lajmet tronditëse kur vijnë në mërgatë kanë peshë që përjetohen më ndryshe se n’atdhe

Miliona mendime më torturuan deri sa mora rrugë
Erdha që të prekja qytetin e rritës sonë
Asgjë më nuk dukej si dikur gjethet e vjeshtës të arta binin e loznin me erën
Gjeta kurora lulesh që tërësisht t’kishin mbuluar
Dhe ndjeva amorën e dheut mbi ty!

Më tradhtuan lotët sërish Dritë, më fal,
Se ndarjet nuk kanë emër pa lamtumirë
Ngushëllihem se çdo vdekje nuk ka varr e vend për lule

Qyteti përgjithëmonë mbeti më i vogël pa ty Dritë!

« Mos na raftë me e harrue » m’tha nana jote zemërmadhe në një mbretri malli të paskaj.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img