Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Komoran.
Rasti ka ndodhur mëngjesin e së martës në fshatin Komoran të komunës së Drenasit, ka bërë të ditur policia në raportin 24 orësh.
Është bërë e ditur se në vendin e ngjarjes është gjetur një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë.
Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes.
“Viktima mashkull kosovar është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes është gjetur dhe konfiskuar një pistoletë me gjashtë fishekë dhe një gëzhojë. Ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës”, ka bërë të ditur policia.
Trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion.
“Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për Obduksion”, njofton policia.