Një punëtor ka humbur jetën, sot, në Grabanicë të Klinës. Ai nuk iu ka mbijetuar plagëve të marra, pas rrëzimit nga kati i tretë i një objekti.
Nga Policia e Kosovës kanë konfirmuar se viktima ka vdekur në vendin e ngjarjes.
“Mjekët kanë konstatuar vdekjen e tij dhe njësitë kompetente kanë dalë në vendin e ngjarjes”, ka thënë Fadil Gashi, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Pejës.
Rasti është duke u hetuar.