1 viktimë dhe 41 raste të reja me COVID-19 në Kosovë.
Në 24 orët e fundit në Kosovë është regjistruar edhe 1 viktimë si pasojë e COVID-19, raporton Gazeta Express.
Gjatë kësaj kohe janë raportuar edhe 41 raste të reja të infektuara me këtë virus.
Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.
Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:
06 Tetor 2021: Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:
Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19.
Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës.
Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë.
Nga 2.777 testime, 41 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me virusin COVID-19.
Gjatë 24 orëve të fundit, janë shënuar 1 raste të vdekjes.
Sot janë shëruar 198 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 160.279.
Në total numri i rasteve aktive është 1.737.