Kjo në mes është Liridona, ka qenë 4 vjeçe kur militerët sërb bombarduan shtëpinë e saj, dhe i vranë vëllaun e vogël, dhe familjarë të tjerë. Liridona, dje doli para publikut, e mbajti vehten, foli mirë para një salle të stërmbushur.
Pasi përfundoi takimi, kishte një apero, unë doja ta takoja Liridonën, jo vetëm për ta ftuar në Radio Oxygen, por edhe për ti thënë: të lumtë për fjalimin, për forcën, për guximin kaq fisnik!
E pashë se Shefi i konsullatës z. Vigan Berisha, shkoi drej tyre. Liridona dhe bashkëshorti i saj më shihnin se po prisja, por Vigani nuk më shihte.
Unë po prisja që pasi të përfundnte bisedën, Vigani me ta, ti përshëndesja unë.
Ndërsa shumë njerëz po prisnin të fotografoheshin me Viganin.
Dhe të gjithë pritëm gjatë, sepse Vigani qëndroi gjatë me familjen.
Asnjë fjalë se kam dëgju, por e kam vrejtë se Vigani, mundohej me ju hjekë dhimbjen, me i ngushëllu, me i respektu.
Kaloi shumë gjatë kohë me Liridonën dhe bashkëshortin e saj, të cilët i kishin sytë me lot.
Kjo është detyra e një misionari, një ambasadori. Kjo është vlerë.
Prita gjatë për ta takuar Liridonën, por më erdhi mirë që Shefi i Konsullatës i respektoi aq shumë, pra e respektoi dhimbjen.
Me trikon e bardhë është bashkëshorti i Liridonës, pastaj Liridona, dhe z.Vigan Berisha, konsulli që po bën shumë rrjetizim, në komunitet, por edhe më gjërë, në internacional.
Nga Have Kurti Krasniqi


 
                                    



