2.2 C
Geneva
Saturday, January 10, 2026

Njoftim i rëndësishëm nga Ambasada e Kosovës në Itali për kosovarët

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ambasada e Kosovës në Itali del me njoftim të rëndësishëm për kosovarët.

Ambasada e Kosovës në Itali ka dalur sot me njoftim për shtetasit e Kosovës të cilët do të udhëtojnë për në këtë shtet, raporton Gazeta Express.

Përmes një shkrimi nga kjo ambasadë i kanë bërë thirrje të gjithë shtetasve të Kosovës me banim dhe qëndrim në Itali që të respektojnë masat dhe protokollet parandaluese Anti-COVID.

Në një komunikatë për media nga kjo ambasadë thuhet se Ministria e Shëndetësisë e Italisë ka përditësuar rregullat e qarkullimit për të gjithë qytetarët që udhëtojnë drejt Italisë, duke filluar nga data 16 dhjetor 2021 deri me 31 janar 2022.

“Kosova tashmë është klasifikuar në listën “E” dhe bazuar në rregullat e kësaj kategorie, të gjithë personat që kanë qëndruar ose kanë kaluar tranzit në Kosovë (apo në një nga vendet e tjera të përmendura në Listën “E” përfshirë Shqipërinë, Bosnjë -Hercegovinën, Malin e Zi, Republikën e Maqedonisë së Veriut, Serbinë) në 14 ditët e fundit, mund të udhëtojnë drejt Italisë vetëm për arsye të dëshmuara pune, shëndetësore, studimi, urgjence apo kthim në vendbanim/residence”, thuhet në komunikatë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img