9.9 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

NJOFTIM: Ministria e Shëndetësisë tregon për grupet që do vaksinohen

Sot ka filluar vaksinimi në Kosovë.

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se, personat mbi moshën 80-vjeçare, të cilat janë grupet e para të cilët do të vaksinohen me vaksinën ‘Astra Zeneca’, do të njoftohen paraprakisht nga njësitë e vaksinimit nëpër çdo komunë.

“Personat e moshuar dhe ata me sëmundje kronike do të kontaktohen nga njësitë e vaksinimit në çdo komunë për t’u vaksinuar, sipas listave të siguruara nga institucionet e vendit, derisa për t’u siguruar përfshirja e plotë e tyre në lista, gjatë ditës së nesërme, në dispozicion të qytetarëvë do të jetë edhe një platformë elektronike, krahas regjistrimit klasik”, thuhet në njoftimin e MSH’së, të publikuar në ‘Facebook.

“Të parët që do të vaksinohen, sikur është bërë e ditur, janë të gjithë profesionistët shëndetësor, ndërsa menjëherë pas tyre, do të vaksionohen grupet e tjera sipas Planit shtetëror të vaksinimit kundër COVID-19, përfshirë personat e moshës mbi 80 vjeçare”, thuhet tutje në postim.

Vaksinat do të merren fillimisht nga punonjësit shëndetësor, pastaj në radhë janë grupet e moshuara dhe personat me probleme kronike.

I pari që sot mori sot dozën e parë të vaksinës ‘Astra Zeneca’, për imunizim ndaj koronavirusit, ishte kryeministri i vendit, Albin Kurti.

Komuna e parë në të cilën ka filluar vaksinimi është Prishtina. Pas një ore pritet të fillohet vaksinimi në Gjakovë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img