3.6 C
Geneva
Wednesday, October 29, 2025

Njoftim – Promovim Libri Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih 🇽🇰

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih, nën patronazhin e Shefit të Misionit Konsullor z. Vigan Berisha, në bashkëpunim me Lidhjen e Krijuesve Shqiptarë në Mërgatë (LKSHM), ka kënaqësinë t’ju ftojë në promovimin e librit “Agimi i Lirisë” të autorit Bedri Tahiri.

Ky promovim mbahet me rastin e 27-vjetorit të rënies heroike të Dëshmorit Agim Rrahim Ramadani – një përkujtim i veprës së tij dhe një homazh për sakrificën për lirinë.

🗓 Data: E shtunë, 20 Shtator 2025
⏰ Ora: 15:00
📍 Adresa: Konsullata e Republikës së Kosovës
Eugen-Huber-Strasse 19A, 8048 Cyrih

Prania juaj do të ishte nder dhe mbështetje për autorin, letërsinë tonë dhe kujtesën e përbashkët historike.

Për shkak të numrit të kufizuar të ulëseve, ju lutemi të konfirmoni pjesëmarrjen në:
📧 consulate.zurich@rks-gov.net

Ju mirëpresim!
Konsullata e Republikës së Kosovës në Cyrih

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img