Kjo ambasadë ka rikujtuar se më 7 tetor, në orën 14:00 hapet sistemi për viza pune.
Ambasada gjermane në Kosovë ka dal edhe me një njoftim për sa i përket caktimit të termineve për viza pune, shkruan Opoja.net
Çka është Rregullorja për Ballkanin Perëndimor?
Më 1 janar 2021 në Gjermani ka hyrë në fuqi rregullorja vijuese e të ahstuquajturës “Rregullore për Ballkanin Perëndimor (§ 26 paragrafi 2 Urdhëresa për Punësim). Përmes kësaj rregulloreje Qeveria Federale shtetasve nga gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor u ka krijuar qasje të privilegjuar në tregun gjerman të punës. Kjo vazhdon
Për udhëtimet hyrëse drejt Gjermanisë ju duhet një të keni një ofertë detyruese pune nga një punëdhënës në Gjermani dhe një vizë nacionale. Për vendin e lirë të punës nuk duhet të ketë në dispozicion kandidatë të privilegjuar. Kandidatët e privilegjuar janë punëkërkuesit gjermanë, ose shtetasit e BE-së. Për më tepër, paga dhe kushtet e punësimit nuk duhet të jenë më pak të favorshme, se ato tek një punëdhënës tjetër i krahasueshëm në Gjermani.
Nëse keni gjetur një vend pune të përshtatshëm, atëhere kërkoni nga punëdhënësi një ofertë detyruese në formë të Deklaratës së punësimit (“Erklärung zum Beschäftigunsverhältnis”).
Caktimi i terminit për parashtrimin e kërkesës për vizë
Personat mund të regjistrohen në sistemin e ambasadës për caktimin e termineve për parashtrimin e kerkesës për vizë sipas § 26 paragrafi 2 Urdhëresa për Punësim. Lista e pritjes për termine në muajin vijues do të hapet çdo muaj në sistemin e ambasadës për caktimin e termineve. Ju lutemi vini re se në rast të kërkesës së madhe për termine, mund të ndodhë që jo të gjithë të interesuarit e një muaji të regjistrohen në listën e pritjes për caktimin e një termini.
Për terminet që janë në dispozicion në muajin e ardhshëm tashmë ka regjistrime të mjaftueshme. Prandaj lista e pritjes për termine për muajin shtator është mbyllur. Lista e pritjes për tetorin do të hapet të martën, 7 shtator në orën 11:00 të mëngjesit.
“Pas regjistrimit me sukses në listën e pritjes për një termin, më së voni dy javë më parë ju do të pranoni me e-mail një konfirmi për terminin tuaj në muajin vijues. Ju lutemi të regjistroheni me e-mail-adresën tuaj personale dhe të siguroheni së jeni duke pranuar e-mailat e ambasadës pasi, komunikimi bëhet vetëm përmes postës elektronike. Prandaj ju lutemi që rregullisht të kontrolloni edhe kutinë Spam-/Junk dhe opcionet e saj. Përndryshe ju rrezikoni të mos pranoni njoftime dhe në këtë mënyrë termini i juaj i caktuar nga ambasada skadon. Një një rast të tillë nuk mund të caktohet një termin zëvendësues”, vijon njoftimi, transmeton Albinfo.ch.
Për më shumë informacione klikoni në linkun në vijim: