16.9 C
Geneva
Saturday, March 15, 2025

Njohësit e sigurisë tregojnë se pse KFORI po qëndron në veri

Bllokadat në veri po vazhdojnë edhe më tutje.

Tash e 10 ditë pjesëtarë të Njësisë Speciale të Kosovës po qëndrojnë në pikat kufitare në veri të vendit pas vendosjes së reciprocitetit për targa. Përveç Policisë së Kosovës, situatën atje po e vëzhgon edhe misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR.

Njohësit e sigurisë thonë se prania e KFOR-it në Veri është vetëm për të mos lejuar eskalim të situatës.
Nuk i largon sytë në asnjë moment nga pjesa që i duhet ta kontrolloj.

Por përveç Njësive Speciale të Policisë së Kosovës, veriun e vendit pas tensionove të fundit u pa ta siguronte edhe një forcë tjetër.
Përveç në ajër me helikopter, u panë edhe në tokë ushtarët e KFOR-it. Ata fillimisht u panë mëngjesin e të hënës por edhe këtë të martë të patrullonin në atë zonë.

Megjithatë menjëherë pas kësaj u ngiten pyetje se cili është misioni i KFOR-it për situatën në Veri.

E eksperti i sigurisë Fatmir Qollaku tregon edhe qëllimin e KFOR-it për të qenë prezent aty.

Qollaku tregon edhe momentin se kur mund të ndërhyjë KFOR-i, nëse aty ndodh një eskalim i situatës.

Njëri nga ish komandantët e luftës, thotë se prezenca e KFOR-it në Veri duhej të mënjanote mundësinë e manovrave nga serbët në kufi.

Madje për gjithë situatën e krijuar në veri të vendit ai fajtor po i lë ndërkombëtarët.

Njësitet policore të Kosovës së bashku me KFOR-in tash e disa ditë po mbajnë në kontroll të plotë dy pikat kufitare me Serbinë.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img