9.5 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Nuk u bë deputet, Kurti e emëron zëvendësministër

Emërimi i zëvendësministrave.

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, e ka emëruar si zëvendësministër të Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ish-kandidatin për deputet nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje në zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit, Getoar Mjekun.

Një gjë të tillë e ka bërë vetë Mjeku, nëpërmjet publikimit të fotografisë së vendimit të Zyrës së Kryeministrit për zgjedhjen e tij në këtë pozitë Mjeku me profesion është jurist. I njëjti ka shërbyer si përfaqësues ligjor i Lëvizjes Vetëvendosje lidhur me rastin për shtyerje të ekzekutimit të vendimit të Zyrës së Rregullatorit për Energji.

Ai ka bartur numrin 75 në listën e kandidatëve për deputetë në Lëvizjen Vetëvendosje për zgjedhjet parlamentare të 14 shkurtit.

Deri më tani, që prej formimit të qeverisë, Kurti ka përzgjedhur pesë zëvendësministra. Përveç Mjekut, në pozitën e zv.ministrave janë vendosur Hysen Durmishi (Ministria e Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës), Enver Dugolli (Ministria e Mbrojtjes), Blerim Sallahu (Ministria e Drejtësisë) dhe Ilir Aliu (Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve).

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img