fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Numër i vogël i të vaksionuarve

Edhe sot numër më i ulët i të vaksinuarve.

8 mijë e 637 persona janë vaksinuar në 24 orët e fundit kundër COVID-19 në Kosovë, raporton Gazeta Express.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Numri i të vaksinuarve ditëve të fundit ka rënë përgjysmë krahasuar me para disa javëve.

Ministria e Shëndetësisë ka bërë të ditur se numri total i vaksinave të administruara në vend është 1 milion e 397 mijë e 224.

817 mijë e 602 persona janë vaksinuar me dozën e parë të vaksinës.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon: Në 24 orët e fundit janë dhënë 8.637 doza të vaksinës kundër COVID-19. Prej fillimit të vaksinimit në të gjitha qytetet e Kosovës janë dhënë 1.397.224 doza të vaksinës. Deri më sot 579.622 qytetarë janë vaksinuar me dozën e dytë”, është bërë e ditur nga MSH.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img