Takimi u mbajt në selinë e Kombeve të Bashkuara në Nju Jork, më 9 shtator 2024.
Ky organizim historik ishte një iniciativë e Bibliotekës së Fan Nolit në Boston, degës së VATRA-s, në Boston, gazetës “Dielli,” dhe pjesëmarrjen e disa akademikëve, studiuesve dhe autorëve të ndryshëm, për të nderuar trashëgiminë shumëdimensionale të Fan Nolit:
(Organizatorët: Neka Doko – Bibloteka Fan Noli Boston Ilir Ikonomi – Gazetar/Studiues e autori Nolit Washington Rafaela Prifti – Editore e Gjuhës Angleze në Gazetën “Dielli” Nju Jork
Aktiviteti i pari i këtij lloji në selinë e Kombeve të Bashkuara u zhvillua nën kujdesin e ambasadorëve të Shqipërisë në Amerikë, shefes së Misionit shqiptar në Kombet e Bashkuara Ambasador Suela Janina, e cila dhe e moderojë këtë aktivitetet, dhe Ambasador Ervin Bushati në Washington.
Ambasadore Suela Janina, në fjalën e mirëseardhjes e quajti Imzot Nolin një personalitet të shquar të kombit shqiptar dhe u ndal te suksesi i Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve, dhe më pas bëri prezantimin e folësve.
Peshkopi Nikodhim nga Kisha e Shën Gjergjit në Boston përshëndeti nëpërmjet video mesazhit dhe e bekoi këtë aktivitet.
Ambasadori i Shqipërisë në Uashington Ervin Bushati e krahasoi personalitetin, peshën dhe rolin e Imzot Nolit për kombin shqiptar e kulturën kombëtare në nivel të Skënderbeut dhe Nënë Terezës.
Kurse, Ambasadori Blerim Reka veçoi Nolin si prijës fetar, politikan e diplomat, duke e cilësuar diplomatin e parë shqiptar që punoi në diplomacinë ndërkombëtare.
Neka Doko drejtoresha e Bibliotekës Noliane shpjegoi për të pranishmit rrugëtimin dhe përgatitjen 4 vjeçare të evenimentit në bashkëpunim me Arkivin e Gjenevës.
Studiuesi Ilir Ikonomi, autor i një biografie për Fan Nolin, foli për vizitat që Noli bëri në Lidhjen e Kombeve gjatë viteve 1920-1924. Për herë të parë, tha Ikonomi, Noli shkoi në Gjenevë në tetor 1920 për t’u përpjekur që Shqipëria të anëtarësohej në Lidhjen e Kombeve. Kjo u arriti më 17 dhjetor 1920, në sajë të disa faktorëve, ku një rol me rëndësi luajtën edhe aftësitë e Nolit.
Gjatë vitit 1921, qeveria shqiptare e dërgoi Nolin edhe dy herë në Gjenevë për të mbrojtur çështjen e kufijve të Shqipërisë që kërcënoheshin nga Serbia dhe Greqia. Sipas Ikonomit, Noli ishte ndoshta shqiptari më i aftë i asaj kohe për të debatuar me përfaqësuesit grekë dhe serbë për çështjet e kufirit në Lidhjen e Kombeve. Greqia dhe Serbia, tha Ikonomi, pretendonin se Shqipëria nuk kishte kufij të përcaktuar qartë, sepse Lufta Botërore e kishte ndërprerë këtë proces. Serbët e përdornin këtë si arsye për të mbajtur të pushtuar tokat shqiptare në lindje të Drinit të Zi dhe në veri të Drinit të Bardhë.
Noli, tha Ikonomi, argumentoi fort se kufijtë e shtetit shqiptar ishin përcaktuar nga fuqitë e mëdha dhe prandaj trupat serbe dhe greke duhet të largoheshin nga territori që mbanin të pushtuar.
Prania e Nolit në Lidhjen e Kombeve i bëri mirë mbrojtjes së trojeve shqiptare dhe sensibilizoi opinionin publik evropian për faktin se Shqipëria ishte një shtet që kërkonte një zhvillim normal, por se fqinjët, me luftën që provokonin në kufi, po ia shterronin burimet ekonomike.
Noli u rikthye në Gjenevë pas tre vjetëve, në vitin 1924, kur ishte Kryeministër. Më 10 shtator të atij viti, ai mbajti një fjalim në Asamblenë e Lidhjes së Kombeve, që do të habiste shumë njerëz për nga elokuenca, por që ishte i shkruar me mllef dhe me një dozë pesimizmi, si kritikë ndaj atyre që refuzonin ta njihnin dhe t’i jepnin qeverisë së tij kredi financiare. Ironia dhe kritikat e bujshme të Nolit për karakterin burokratik të Lidhjes së Kombeve, sidomos sulmet ndaj udhëheqësve të saj kryesorë, u pasqyruan gjerësisht në shtypin botëror. Fjalimi u botua i plotë nga gazeta The Nju Jork Times. Megjithatë, në thelb, komentet e Nolit e dëmtuan më tej qeverinë e tij, e cila kishte ardhur në fuqi me kryengritje dhe nuk u njoh nga fuqitë e mëdha, tha Ikonomi.
Nancy Kajo lexoi kumtesën e Prof. Nick Pano ku u fokusua te roli dhe kontributi i Fan Nolit në Kishën Ortodokse të Shën Gjergjit, gazetën Dielli dhe Federatën Pan-Shqiptare të Amerikës Vatra.
Dr. Elmi Berisha, kryetari i Federatës Vatra në fjalën e tij u shpreh se Noli është ndër figurat më të shquara kombëtare të shekullit të kaluar, Noli ishte bekim nga Zoti për popullin, kombin, shtetin dhe emigracionin kombëtar shqiptar në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Sipas z.Berisha Imzot Noli ishte intelektual, përkthyes dhe shkrimtar i kalibrit botëror. Më tej foli rreth kontributit të Imzot Nolit për kombin shqiptar.
Pas kryetarit të Vatrës për figurën e Nolit foli dhe Editori i Diellit, Sokol Paja i cili u shpreh se Imzot Noli me veprimtarinë politike, fetare, diplomatike e komunitare, letërkëmbimet e shumta me personalitete botërore si politikanë, diplomatë e shkrimtarë, themeloi diplomacinë shumëplanëshe të shtetit shqiptar.
Kryetari i Vatrës dega në Boston z.Mentor Maksutaj shpjegoi për të pranishmit arritjet e degës së Vatrës në Boston dhe projektet për të ardhmen për të ndihmuar digjitalizimin e Bibliotekës së Fan Nolit në Boston.
Enriketa Kalldremxhiu- Barbey nga Gjeneva solli me video dokumente arkivore dhe mediatike autentike rreth veprimtarisë së Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve.
Aktiviteti i cili ishte i formatit (Round Tabel) u nda në dy panele:
Në panelin e dytë folën :
Entela Komnino PH.D. në video dërgoi kumtesën Fan Noli’s Perorate for Albania– Ligjerimi per Shqiperine- at the League of Nations. Ndërsa, Dr.Afrim Shabani kumtesën “The Musicological Process of Fan S. Noli: Beethoven and the French Revolution”
Dr.Ines Murzaku- Unity in Diversity: Noli’s Ecumenica Legacy, Dr.Gazmend Kapllani – Noli’s Academic & Historic Legacy from Beethoven and the French Revolution to George Castrioti Scanderbeg.
Profesore Neka Doko- kishte kumtesën Fan S. Noli, Heart- Mind- Soul- all Aligned for the Albanian Nation, Multilateral Enlightenment and Spiritual Realization.
Profesori Faton Limani- Department Administrator, dhe Eva Stathi – Misho- Student Coordinator, Harvard University. Cambridge. MA, mbajtën ligjiraturën Fan Noli dhe Albanian Language Lecturer në universitetin e Harvardit.
Dr. Yllka Filipi- mbajti kumtesën Fan Noli Between Albania and America: The Symbol of Self Sacrifice for the Sake of National Interests, ndërsa Dr. Arjeta F. Kotrri- Research Perspectives on Fan Noli’s Creative Writing. From the Experience of the Poetic Classic Book Albumi, New Publication.
Në fund foli Elona Lopari- Noli’s Inspiring Mission Driven Leadership Ahead of Time and Generations.
Ndërsa, simpoziumin me rastin e 100 vjetorit të përfundimit të misionit diplomatik të Fan Nolit në Lidhjen e Kombeve në Gjenevë, mbajtur në selinën e Kombeve të Bashkuara në New York e përmbylli shefja e Misionit shqiptar në Kombet e Bashkuara Ambasador Suela Janina.