Operacioni ‘Call Center’: Policia konfiskon rreth 1.7 milionë euro, 9 vetura dhe ngrinë afër 700 mijë euro nëpër banka – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Operacioni ‘Call Center’: Policia konfiskon rreth 1.7 milionë euro, 9 vetura dhe ngrinë afër 700 mijë euro nëpër banka

operacioni-‘call-center’:-policia-konfiskon-rreth-1.7-milione-euro,-9-vetura-dhe-ngrine-afer-700-mije-euro-neper-banka

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se edhe gjatë ditës së djeshme kanë kryer kontroll në disa lokacione në lidhje me mashtrime me “Call Center”.

Në raportin 24 orësh, Policia e Kosovë ka bërë të ditur se gjatë ditës së djeshme janë kontrolluar katër lokacione të ndryshme.

“Në total (nga dita e operimit deri më sot) janë kontrolluar gjithsej 21 lokacione të ndryshme dhe janë sekuestruar si prova materiale: 9 vetura të ndryshme, 1.690.050.00 € kesh para, dhe 697.471.87 € janë ngrirë nëpër banka”, thuhet në raport.

Policia thotë se ky rast është duke u hetuar.

Ky rast njihet si rasti i mashtrimeve me ‘Call center’, ku nga një bashkëpunim i Policisë së Kosovës dhe Prokurorisë së Gjermanisë, kanë arritur që të kapin personat e dyshuar.

Të ngjajshme

Kaloi nga PDK në LVV, flet Adelina Grainca

albswiss.com

Policia dhe Inspektorati ndalon ndërtimin pa leje në vendin ku u rrënuan kazinotë, në Karaçevë

albswiss.com

Flet mjekja për vdekjen e 16-vjeçarit nga Covid-19: Na ka prekur thellë në shpirt, shkoi në lulen e rinisë

albswiss.com