Halil Kastarti, e ka kaluar me sukses edhe një sfidë.
Humanisti Halil Kastrati e ka kaluar me sukses operacionin që i është nënshtruar së fundmi.
Kastrati i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik ndërsa tani gjendja e tij është stabile dhe ai gëzon shëndet të plotë.
Kështu ka njoftuar gazetari Arben Ahmeti, i cili ka thënë se intervenimi nuk ka qenë në zemër dhe se Kastrati gëzon shëndet të plotë pas intervenimit. Kastrati pritet që së shpejti do t’u kthehet aktiviteve të përditshme.