Osmani flet me Palmerin për dialogun Kosovë-Serbi: SHBA’ja do të koordinohet me BE-në – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Osmani flet me Palmerin për dialogun Kosovë-Serbi: SHBA’ja do të koordinohet me BE-në

osmani-flet-me-palmerin-per-dialogun-kosove-serbi:-shba’ja-do-te-koordinohet-me-be-ne

Vjosa Osmani flet me Palmerin për dialogun Kosovë-Serbi: SHBA’ja do të koordinohet me BE-në.

Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu mbajti sot takim virtual me Zëvendës Ndihmës Sekretarin në Byronë e Çështjeve Evropiane dhe Euroaziatike, njëherësh përfaqësues special për Ballkanin Perëndimor në DASH, Matthew Palmer.

Siç njofton presidenca, Osmani theksoi se për shkak të pandemisë, sigurimi i vaksinave të mjaftueshme për qytetarët dhe menaxhimi i pandemisë e ringritja ekonomike duhet të jenë prioritete të institucioneve të reja.

“Përderisa Palmer u dakordua me Osmanin që institucionet e reja duhet të fokusohen në luftimin e korrupsionit, në adresimin e pandemisë, në ringritjen ekonomike dhe në krijimin e vendeve të punës, ai njëkohësisht theksoi rëndësinë e angazhimit aktiv në dialog, ngaqë kjo do të dëshmojë përkushtimin e Kosovës për të kontribuar në stabilitet, paqe dhe progres brenda vendit si dhe në rajon”, thuhet tutje në njoftim.

“Sa i përket dialogut Kosovë – Serbi, u.d. Presidentja tha se në Kosovë është mirëpritur jashtëzakonisht shumë qasja e qartë e Presidentit Biden se dialogu duhet të përqëndrohet në njohjen reciproke, ndërkaq shtoi se institucionet e Kosovës duhet të flasin me një zë, e në këtë kontekst përmendi rëndësinë e bashkëpunimit me opozitën e me shoqërinë civile si dhe koordinimin e vazhdueshëm me aleatët tanë.

Nga ana tjetër, Palmer konfirmoi që në procesin e Dialogut, SHBA-të do të jenë të përfshira si partner dhe duke i koordinuar qëndrimet me Bashkimin Evropian. Gjersa, theksoi që SHBA-të mbeten të aleat i përhershëm i popullit të Kosovës.

Palët diskutuan edhe për situatën pandemike në Kosovë. U.d. Presidentja Osmani falënderoi z. Palmer për ndihmën financiare të ofruar nga SHBA-të, sidomos në iniciativën COVAX, nëpërmjet së cilës pritet që Kosova të sigurojë pjesën e parë të vaksinave”, përfundon njoftimi i presidences.

Të ngjajshme

Deputetja e LDK-së për treshen që s’po e voton Osmanin: Kanë të drejtë sepse janë linçu gjatë qeverisjes së tyre

albswiss.com

Baza ushtarake e FSK’së në Mitrovicë, flasin nga NATO-ja dhe BE

albswiss.com

Masat e reja, Arben Vitia nesër në takim me kryetarët e komunave

albswiss.com