fbpx
16.2 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Osmani flet pas takimit me Ursula von der Leyen: Faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim

Osmani: Faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim.

Presidentja Vjosa Osmani ka kërkuar që i gjithë faktori ndërkombëtar të dënojë tendencat e Serbisë për destabilizim.

Këtë deklaratë ajo e bëri gjatë takimit që pati me presidenten e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen.

Sa i përket zbatimit të reciprocitetit të targave me Serbinë, Osmani ka theksuar se Kosova vetëm po e përmbush një aspekt ligjor dhe se nuk ka asnjë tendencë nga pala kosovare për ta tensionuar situatën e sigurisë. Përkundrazi, sipas saj ”një tendencë e tillë, po shpërfaqet hapur nga pala serbe, e cila e ndikuar edhe nga qarqet ruse po përpiqet të shkaktojë destabilizim në gjithë rajonin e Ballkanit”.

Ndërkaq, për procesin e dialogut me Serbinë, ajo ka potencuar se Kosova është palë konstruktive dhe se fundi i tij duhet të jetë me njohje të ndërsjellë, si e vetmja zgjidhje për paqe të qëndrueshme në rajon, njofton Klankosova tv.

Në takim me Von der Leyen, Osmani ka theksuar poashtu se Kosova e ka të qartë rrugën përpara dhe se e ardhmja e saj është në Bashkimin Evropian. Në raport me procesin e integrimit, shefja e shtetit tw Kosovws ka theksuar se BE-ja duhet ta ketë një strategji të qartë për integrimin e Ballkanit Perëndimor, ku bën pjesë edhe Kosova.

Vonesat në këtë proces, sipas presidentes e zbehin kredibilitetin e BE-së.

E para e shtetit në takim me presidenten e KE-së, ka ritheksuar se Kosova tashmë ka plotësuar të gjitha kriteret për liberalizim vizash, ndaj ka kërkuar që BE-ja t`i mbajë premtimet ndaj Kosovës dhe që shtetet anëtare të BE-së ta respektojnë rekomandimin e Komisionit Evropian.

Osmani dhe Von der Leyen diskutuan për mbështetjen që Republika e Kosovës do të marrë nga Bashkimi Evropian në kuadër të Planit Ekonomik dhe Investues në kontekst të investimeve në arsim, zhvillim të qëndrueshëm, rritje ekonomike, si dhe fuqizimit të të rinjve e grave.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img