fbpx
24.2 C
Geneva
Tuesday, October 1, 2024

Osmani thotë se Serbia ka përgjegjësi shtetërore për fatin e të zhdukurve

Personat e zhdukur vazhdojnë të jenë plagë e hapur nga lufta.

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ka thënë se Serbia ka përgjegjësi shtetërore për mbajtjen peng të fatit edhe të mbi 1 mijë e 600 të zhdukurve.

Osmani tha drejtësia për viktimat është një parakusht të qëndrueshme.

“Drejtësia për viktimat është synim i yni dhe parakusht për paqe të qëndrueshme, ndërkaq Serbia ka përgjegjësi shtetërore për mbajtjen peng të fatit të edhe mbi 1600 të zhdukurve me dhunë dhe fshehjes së fakteve mbi ta”.

Ajo theksoi se sot trupat e shtatë qytetarëve tanë të vrarë nga regjimi gjenocidal serb në Masakrën e Rezallës dhe eshtrat e dy trupave që ribashkohen, u kthyen në atdheun e tyre nga Kizhevaku.

“Ata përfundimisht do ta kenë një vendprehje ku familjarët dhe ne mund të vendosim lule në kujtim të tyre.Sot, i bashkohem dhimbjes së familjeve të tyre dhe rikujtoj se zbardhja e fatit të të zhdukurve me dhunë është angazhim i yni i përditshëm, derisa ta zbardhim fatin e secilit. Siç nuk do të ndalemi as në adresimin e përgjegjësisë për akterët e krimit”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img