fbpx
1.8 C
Geneva
Monday, December 30, 2024

Pak minuta pasi grabiti një këmbimore në Prishtinë, Policia zë personin e dyshuar

Policia zë personin e dyshuar, disa minuta pasi grabiti një këmbimore në Prishtinë.

Policia e Kosovës bën të ditur se e ka arrestuar personin që dyshohet se vodhi një këmbimore në Prishtinë.

Rreth orës 17:40 ndodhi një grabitje e armatosur në rrugën “Dëshmorët e Kombit” në Prishtinë. Policia u tregua e shpejt në identifikimin e të dyshuarit për grabitje dhe ka arrestuar atë.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar Agron Borovci, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës.

Ky është raporti i plotë i Policisë në lidhje me rastin:

Rreth orës 17:40 është raportuar për një grabitje të armatosur të ndodhur në një institucion mikrofinanciar në bulevardin “Dëshmorët e Kombit“ në Prishtinë.

Menjëherë pas informatës të gjitha njësitë policore të rajonit të Prishtinës janë aktivizuar me shpejtësi dhe kanë nisur punën e tyre në drejtim të identifikimit të t dyshuarit, marrjes e përpunimit të informacioneve si dhe kanë realizuar një operacion të rrufeshëm për kapjen e të dyshuarit.

Ndërmarrja e këtij operacioni të shpejtë si dhe veprimet operativo- hetimore tejet të sofistikuara kanë rezultuar me kapjen dhe arrestimin e personit të dyshuar në ikje e sipër vetëm pak minuta pas ngjarjes.

Arrestimi i të dyshuarit;

F. R, mashkull, 19 vjeç, shtetas i Republikës së Kosovës, i cili dyshohet me bazë të jetë i implikuar në rastin e grabitjes në fjalë u krye në lagjen Dardania të Prishtinës përderisa i njëjti po përpiqej ti shmangej ndjekjes së policisë.

Ndërkohë që policia ka arrestuar të dyshuarin, pas kontrollit të ushtruar ka arritur të gjej dhe sekuestroj;

Një revole të llojit dhe tipit të veçantë, si dhe

Një sasi të konsiderueshme parash, të cilat dyshohet të jenë paratë e grabitura.

Aktualisht po vijon puna hetimore me qëllim ndriçimin e të gjitha rrethanave të rastit si dhe ndërlidhjen eventuale të këtij të dyshuari me raste të tjera kri.minale.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img