Sot gjatë ditës Albin Kurti do ta pranojë detyrën e re si kryeministër i Kosovës.
Albin Kurti mëngjesin e së martës ka shkuar në selinë e partisë, një ditë pasi është zgjedhur kryeministër i vendit.
Të hënën në mbrëmje, Kurti u zgjodh për herë të dytë kryeministër.
Qeveria e udhëhequr nga ai mori 67 vota të deputetëve.