Palmer për Grenellin: Nuk e përfaqëson qeverinë amerikane, është një qytetar i thjesht – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Palmer për Grenellin: Nuk e përfaqëson qeverinë amerikane, është një qytetar i thjesht

palmer-per-grenellin:-nuk-e-perfaqeson-qeverine-amerikane,-eshte-nje-qytetar-i-thjesht

Palmer godet Grenellin, thotë se është një qytetar i thjesht, nuk e përfaqëson qeverinë amerikane

Mathew Palmer, ndihmës sekretari dhe përfaqësuesi special i SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, është pyetur rreth sulmeve që Richard Grenell, ish-përfaqësuesi special i Presidentit Trump për dialogun Kosovë-Serbi, i ka bërë kohëve të fundit, në Twitter, ndaj Albin Kurtit, lider i VV-së.
Palmer ka thënë se Grenell është vetëm një qytetar privat amerikan.

Sipas tij Grenell nuk përfaqëson qeverinë e SHBA-ve.

‘’Duhet të flisni me Rikin për këtë. Ambasadori Grenell është qytetar privat. Nuk mund të flasë për pikëpamjet e tij apo kë përfaqëson. Ambasadori Grenell nuk e përfaqëson qeverinë amerikane. Ai është qytetar amerikan’’, tha Palmer.

Të ngjajshme

Ahmeti uron formimin e qeverisë, nuk iu beson premtimeve të Kurtit

albswiss.com

E konfirmon Nagavci: Nga 15 ministri, 5 do t’i udhëheqin gratë

albswiss.com

Mërgimtari ka një porosi që erdhi nga Londra e po mjekohet pas infektimit me koronavirus

albswiss.com