17.1 C
Geneva
Saturday, June 7, 2025

Paralajmëron deputeti i VV-së: Aksione si ai i Brezovicës mund të zhvillohen edhe në Prishtinë, ka mito e korrupsion

Deputeti i LVV-së: Aksione si ai i Brezovicës mund të zhvillohen edhe në Prishtinë, ka mito e korrupsion.

Deputeti i LVV-së Enver Dugolli thotë se vullneti i Qeverisë për ta luftuar korrupsioni ishte ndër faktorët kyç edhe për aksionin në Brezovicë.

Dugolli në “Debat Plus” tha se Qeveria Kurti po jep shpresa se do të luftohet krimi dhe korrupsioni.

“Krimi dhe korrupsioni luftohet nga një spektër i gjerë i institucioneve profesionale, por ato politika kanë një rol të jashtëzakonshëm. Vullneti politik është ndër më të rëndësishmit pasi kot zhvillojnë hetime prokuroria e policia nëse nuk ka vullnet politik…Qeveria Kurti vazhdimisht po jep shpresa se në këtë vend do të ketë shpresë dhe ndryshim”, tha ai.

Dugolli thotë se është momenti që të bashkohen forcat e të gjitha institucioneve për të goditur krimin e korrupsionin, përfshirë edhe prokurorinë.

“Mos të harrojmë se aksione të ngjashme mund të zhvillohen edhe në Prishtinë, pasi mito, tejkalim të lejeve, korrupsion ka edhe në Prishtinë. Qeveria nuk është se arreston njerëz, por vullneti politik ka shumë rëndësi”.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img