8.8 C
Geneva
Thursday, May 8, 2025

Pas SHBA-së edhe ambasada franceze u bën thirrje deputetëve të qëndrojnë në sallë për zgjedhjen e presidentit

Ambasada franceze iu bën thirrje deputetëve të qëndrojnë në sallë për zgjedhjen e presidentit.

Ambasada e Francës në Kosovë ka bërë thirrje që deputetët të qëndrojnë në sallën e Kuvendit derisa votohet për presidenten.

Në një postim në Facebook thuhet se Kosovës i duhen institucione të qëndrueshme për reformat e nevojshme.

“Kosova ka nevojë për institucione funksionale dhe të qëndrueshme në mënyrë që reformat për të cilat vendi ka nevojë të zbatohen shpejt”, thuhet në mesazhin e publikuar në llogarinë e Ambasadës në Facebook.

“Prandaj, është e një rëndësie të madhe që deputetët të marrin pjesë sonte në zgjedhjen e Presidentit”.

Më parë ishte ambasadori amerikan në Kosovë, Philip Kosnett, ai i cili ka kërkuar nga të gjithë deputetët që të qëndrojnë në sallë, në mënyrë që të bëhet kuorumi për votimin e presidentit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img