Pas shumë kritikave, Naser Rugova nis t’i “vardiset” Abdixhikut: Kishte fjalim të qëlluar mbrëmë! – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Pas shumë kritikave, Naser Rugova nis t’i “vardiset” Abdixhikut: Kishte fjalim të qëlluar mbrëmë!

pas-shume-kritikave,-naser-rugova-nis-t’i-“vardiset”-abdixhikut:-kishte-fjalim-te-qelluar-mbreme!

Ndonëse dha një sërë kritikash me zgjedhjen si kryetar të LDK-së, Naser Rugova duket se është zbutur ndaj Lumir Abdixhikut.

Ai ka përgëzuar kreun e LDK-së me fjalimin e mbrëmshëm në Kuvendin e Kosovës.

Postimi i plotë:

Fjalimi i Lumirit në Kuvend ishte i drejtë dhe i qëlluar dhe unë, si anëtar i LDK-së dhe si delegat i Kuvendit të Përgjithshëm, e përkrah plotësisht. Shpresoj po ashtu ta ketë kuptuar se presioni mbi deputetët tanë ishte joparimor.

Vetëm përkushtimi i sinqertë për bashkëpunim e dialog të brendshëm, dmth përafrimi i atyre që mendojnë ndryshe, e bën LDK-në faktor real dhe jo konstruktiviteti imagjinar që duket bukur në rrjete sociale dhe studio televizive. Lumir, obligimin kryesor e ke ndaj anëtarësisë tënde, pastaj ndaj të tjerëve, prandaj puno e angazhohu për unifikim të vërtetë.

LDK ka pësuar shumë nën udhëheqjen e atyre që kanë dashur të punojnë vetëm me servila dhe kanë përjashtuar ata që kanë menduar ndryshe. Mos shko hapave të tyre! Të jesh i sigurt se në punë të mira gjithnjë do të jemi me ty, e në ato të tjerat do të vazhdojmë të të sfidojmë pa menduar dy herë.

Të ngjajshme

Aksident i rëndë në Pejë, ka edhe të lënduar

albswiss.com

Thirrja e KMDLNJ-së për veteranët e UÇK-së: Mos kaloni nëpër Serbi, mund të arrestoheni

albswiss.com

Vendimi për paraburgim për kryetarin e Kllokotit, vjen reagimi i ashpër i Serbisë

albswiss.com