Ardian Kastrati i bie pishman, e fshin statusin që përshkruan një grua në peshë
Deputeti Ardian Kastrati ka fshirë nga profili i tij në Facebook një postim përmes së cilit bullizonte për peshën, përmes citimit të veprimtarit të çështjes shqitpare, Faik Konica.
Pasi u bë lajm nga mediet, e u shpërnda gjithandej, Kastrati u tërhoq nga postimi.
“Gjithmonë më ka pëlqyer shumë satira e Faik Konicës. Në një shkrim të botuar në ‘ Gazeta Dielli’ mes tjerash gjeta këtë përshkrim satirik të Konicës (për një ish zyrtare të lartë të Stambollit) që sonte më bëri të qesh me lot: ‘…një fshatarake me një bark si kadë e me këmbë si magje, me një palë duar të trasha e të pjekura, e me një fytyrë të fryrë e të kuqe si piper t’Ohrit’”, ka shkruar ai.
Aktivisti Rron Gjinovci, në anën tjetër, ka thënë se gjuha e përdorur nga Kastrati është e papranueshme.
Ai ka thënë se do të kërkojnë nga organizatat studentore që të kërkojnë shkarkimin e Ardian Kastratit nga pozita e profesorit në Universitetin e Prishtinës.