Pasi Mustafa ‘goditi’ Abdixhikun, kjo është kundërpërgjigja e tij – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Pasi Mustafa ‘goditi’ Abdixhikun, kjo është kundërpërgjigja e tij

pasi-mustafa-‘goditi’-abdixhikun,-kjo-eshte-kunderpergjigja-e-tij

Lumir Abdixhiku i është kundërpërgjigjur Isa Mustafës pasi ky i fundit në një status në Facebook, ka ‘goditur’ Abdixhikun pas një deklarate të këtij të fundit.

“Të tjerët që sot në studio televizive thonë se nuk është dëgjuar zëri i tyre, nuk e thonë të vërtetën, sepse nuk kanë pasur asnjë zë të artikuluar përveç pozicionimit abstenues e abstenimi është mungesë e qëndrimit, blerje kohe, në stilin ta shohim si del”, kishte shkruar Mustafa, pasi Abdixhiku kishte thënë se nuk u dëgjuan zërat brenda partisë.

Ndërsa, sot Abdixhiku thotë se nuk ka dashur të marrë pjesë në Qeverinë që krijua pas rrëzimit të Qeverisë Kurti.

“Me siguri që po, se unë jam i vetmi që kam abstenuar aty prej proceseve dhe besoj që ky është njëri prej vendimeve më të mira që e kam marrë në atë kohë dhe po të ishim shumicë nuk do ta kishim LDK në gjendjen e tanishme.

Sepse pyetja ishte të rrëzohet qeveria dhe të ndërtohet qeveria, nuk isha kundër daljes së koalicionit por nuk isha për pjesëmarrjen në Qeveri. Kemi pasur diskutime të gjata në atë kohë. Por ajo cfarë kemi bërë në mbledhje kanë qenë dy zëra kundër, e zonjës Osmani që ka qenë kategorikisht kundër dhe i imi që ka qenë abstenuar”, tha Abdixhiku.

Ndërsa, Abdixhiku thotë se e respekton lidershipin paraprak të LDK’së.

“Ka qenë mendim i imi i pavarur, të cilën e kam përkthyer me abstenim në proceset tjera sic ka qenë pjesëmarrja në Qeveri. Kur kam hequr dorë prej ministrit kam hequr dorë prej të gjitha benificioneve të tjera.. Megjithatë unë mendoj që këto beteja nuk do t’i bëjmë me statusa. E respektoj edhe lidershipin paraprak”, shtoi Abdixhiku.

Kujtojmë se përveç Abdixhikut, kandidatë për kryetar të LDK’së, janë edhe Lutfi Haziri, Anton Quni dhe Besian Mustafa.

Zgjedhjet për kryetar të kësaj partie do të mbahet më 14 mars.

Të ngjajshme

Votimi për formimin e Qeverisë Kurti, LDK merr pjesë në seancën

albswiss.com

Të infektuarit e fundit me koronavirus janë nga këto komuna

albswiss.com

Protesta para rektoratit pas deklaratës së Ardian Kastratit

albswiss.com