Përmbyllet procesi i numërimit të fletëvotimeve.
Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka njoftuar se procesi i numërimit të fletëvotimeve ka përfunduar të dielën në mbrëmje në gjitha vendvotimet në Republikën e Kosovës. Ai nga Qendra e Numërimit dhe Rezultateve ka thënë se rezultatet preeliminatore të zgjedhjeve paraqiten në aplikacionin e KQZ-së, por se ka raste kur nuk janë procesuar të dhënat nga disa vendvotime, njofton Klankosova tv.
“Ky proces është i rëndësisë së veçantë, pasi përmes tij do të dijmë për gjendjen e çdo vendvotimi dhe natyrisht se mund të evidentohen edhe parregullësitë eventuale. Në fund të pranimit të materialit zgjedhor, do të kemi një raport të detajuar lidhur me gjetjet. Përveç pranimit të materialit zgjedhor, aktualisht po bëhet edhe futja e të dhënave në sistem nga këto vendvotime.”
Sipas tij nuk mund të jepet një datë e saktë se sa ditë i duhen KQZ-së, fillimisht, për të shpallur rezultatet përfundimtare dhe pastaj, për certifikimin e tyre.
“Prandaj, është e rëndësishme që KQZ-ja të përqëndrohet në përfundimin e procedurave lidhur me Zgjedhjet për Kryetarë të Komunave në mënyrë që të shpallim dhe certifikojmë rezultatet përfundimtare, për ta ditur saktë se cilat janë komunat në të cilat duhet të mbahet raundi i dytë dhe që sipas ligjit kjo duhet të bëhet katër javë pas raundit të parë.”
Tutje bëhej e ditur se KQZ-ja do të punojë maksimalisht që të arrijë afatet ligjore, në mënyrë që të përgatiten për raundin e dytë të zgjedheve.