9.2 C
Geneva
Saturday, November 8, 2025

Përfundon seanca, votohen 14 Komision Parlamentare

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Ka përfunduar seanca e Kuvendit të Kosovës, e drejtuar nga Kryetari i Kuvendit Glauk Konjufca.

Deputetët e Kuvendit të Kosovës kanë votuar përbërjen e 14 Komisioneve Parlamentare për legjislaturën e tetë me radhë.

Me 104 vota pro, asnjë votë kundër dhe asnjë abstenim në Parlament tashmë janë votuar këto përbërje.

Pas kësaj, kryeparlamentari Glauk Konjufca deklaroi se me këtë rast mbyllen punimet e kësaj seance.

Edhe pse u deklarua se Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur nënshkrimet për seancën për zgjedhjen e presidentit të ri të vendit seancë kjo që parashihej të zhvillohej sot një gjë e tillë nuk është përmendur.

Mbete të shihet nëse gjatë ditës nga Kuvendi i Kosovës do të ketë njoftim për një seancë të re lidhur me këtë çështje.

Ndryshe deputetët e rinj të Kuvendit të Kosovës kanë parashtruar sot pyetje të shumta në kuadër të ministrave dhe kryeministrit, Albin Kurti.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img