Takimi mes palës së kosovare dhe asaj serbe ka përfunduar.
Ka përfunduar takimi në mes palës kosovare dhe asaj serbe në Bruksel, në kuadër të dialogut.
Në bazë të deklarimeve të deritanishëm asnjë marrëveshje nuk është arritur ende, pavarësisht se më parë u paralajmërua një e tillë.
Delegacioni i Beogradit raportohet të jetë ende në ndërtesën ku po zhvilloheshin takimet, kurse zv/kryeministri i Kosovës, Besnik Bislimi tashmë është larguar nga aty, shkruan lajmi.net.
Duhet përkujtuar që takimi i sotëm në Bruksel pikë kyçe të diskutimit kishte situatën e krijuar në veri të vendit, e që ka të bëjë me vendosjen e reciprocitetit nga Qeveria e Kosovës në drejtim të Serbisë.
Në takimin e sotëm përpos palës së Kosovës dhe asaj serbe si dhe përfaqësuesve të Bashkimit Evropian i pranishëm ishte edhe Zv/ndihmës Sekretari i Departamentit të Shtetit për Çështjet Evropiane dhe Euroaziatike, Gabriel Escobar.
Nga Shtetet e Bashkuara pak pak orësh deklaruan se diskutimet po vazhdonin, por që nuk ishte arritur ende ndonjë marrëveshje.
Ngjashëm pati deklarime edhe nga zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano.
Stano theksoi se takimi po zhvillohej një mënyrë që të gjendet një zgjidhje për krizën aktuale në veri të Kosovës.