fbpx
26.2 C
Geneva
Friday, August 30, 2024

Përleshje me thika në Zvicër, vdes 20 vjeçari kosovar

Një 20 vjeçar ka humbur jetën në Zvicër.

Një incident me fatalitet ndodhi të shtunën mbrëma në një pompë të benzinës në Lucern të Zvicërs.

Rreth orës 19:30 mbrëmë, policia morri informatë për një incident në një pompë të benzinës, ku pas një përleshje mes disa personave, një 20-vjeçar nga Kosova mbeti i vdekur, shkruan 20minuten, transmeton Express.

Policia e kantonit të Lucernit konfirmojë incidentin në të cilin ka vdekur një person. Sipas policisë, të dy grupet sulmuan njëri-tjetrin në parkun industrial Schäracher në Geuensee.

Sipas gjetjeve të para të policisë, në konflikt janë përdorur edhe objekte të ndryshme. Një 20-vjeçar kosovar mbet i vdekur në këtë përleshje ndërsa disa persona të tjerë u dërguan në spitale, disa me lëndime të rënda.

Në këtë përleshje ishin të përfshirë disa persona nga Siria, Iraku, Maqedonia e Veriut dhe Zvicra. Ndërsa rasti është ende nën hetime.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img