9.2 C
Geneva
Monday, December 8, 2025

Peticion për shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Qytetarët me peticion për shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së.

Dy peticione online po nënshkruhen nga qytetarët, të cilët po kërkojnë shkarkimin e Ardian Kastratit nga stafi akademik i UP-së.

Këto nisma vijnë pasi një ditë më parë Kastrati duke cituar Faik Konicën foli për një grua me peshë, deklaratë kjo që nxiti shumë reagime. Teksa nga presioni i reagimeve, Kastrati edhe u detyrua ta fshijë atë postim.

“Peticion per largim nga stafi akademik i UP te Prof. Adrian Kastratit”, është peticioni i parë.

“TË LIROHET MENJËHERË NGA DETYRA PROFESORI ARDIAN KASTRATI”, është peticioni i dytë.

Për deklaratën e tij, sot në oborrin e rektoratit të UP’së pritet të protestohet duke u kërkuar përjashtimi i Ardian Kastratit, i cili në këtë universitet është profesor.

Për rastin nuk është deklaruar askush nga PDK-ja.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img