“Po më neverit metoda e VV-së për Ligjin e Zgjedhjeve” – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

“Po më neverit metoda e VV-së për Ligjin e Zgjedhjeve”

“po-me-neverit-metoda-e-vv-se-per-ligjin-e-zgjedhjeve”

Qeveria e ka induar këtë ligj në Kuvend.

Ish-ambasadorja Vlora Çitaku ka reaguar pasi qeveria e udhëhequr nga Albin Kurti miratoi ndryshimin e Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme në vend.

Nëpërmjet një shkrimi në Facebook, Çitaku thotë se është “neveritur” nga metoda e përdorur për ndryshim-plotësimin e ligjit.

“Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile”, shkroi ajo në Facebook.

Shkrimi i plotë i Çitakut në Facebook:

Ligji për Zgjedhjet është instrumenti më i rëndësishëm për mirëmbajtjen e demokracisë në Kosovë. Pra, pikërisht këtë demokraci në të cilën një parti opozitare fiton në mënyrë të pakontestuar 50% të votave.

Nuk po e kontestoj e as diskutoj përmbajtjen e ligjit. Por, po më neverit metoda e përdorur. Pa debat dhe pa asnjë konsultim, as me opozitën e as me shoqërinë civile.

Kjo nuk është demokraci. Ky është shantazh dhe bullizëm politik.

Të ngjajshme

Albin Kurti viziton Qendrën e Down Syndrome Kosova: Do të punojmë për t’i fuqizuar sa më shumë personat me sindromën down

albswiss.com

Gashi: Për presidentin, LDK ka marrë vendim politik, çështja e deputetëve është individuale

albswiss.com

Albin Kurti lë banesën 60 metra katror, vendoset në një shtëpi në lagjen “Taslixhe”

albswiss.com