Policia arrestohen gjashtë persona në Mitrovicë, dyshohet se vodhën metale të minierës “Trepça”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia ka vënë në pranga katër persona.

Gjashtë persona janë arrestuar sot pasi dyshohet se kanë vjedhur pjesë të metaleve nga parku i mbetjeve në Flotacionin e minierës “Trepça” në Tunelin e Parë.

Lajmin e kanë konfirmuar nga Policia e Kosovës, të cilët njoftuan se të gjashtit janë dërguar në ndalim prej 48 orësh.

Policia bëri të ditur se të dyshuarve iu është gjetur dhe sekuestruar sasia e metaleve të vjedhura, të cilat do të procedohen si dëshmi materiale.
Njoftimi i plotë:

Hetuesit policor në kuadër të Stacionit Policor ‘Jugu’ në Mitrovicë, gjatë ditës së sotme, kanë arritur të identifikojnë dhe të arrestojnë gjashtë persona të dyshuar për veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, rast ky i raportuar në orët e mëngjesit të sotëm të datës 13 shkurt 2022, ku cak i kësaj vjedhje ishin pjesë të metaleve nga parku i mbetjeve në Flotacionin e minierës Trepça në Tunelin e Parë.

Arrestimi i gjashtë personave të dyshuar është bërë mbi dyshime të arsyeshme dhe provave të siguruara se personat e dyshuar në bashkëveprim kanë kryer veprën penale ‘vjedhje e rëndë’, duke vjedhur pjesë të metalta nga parku i mbetjeve në Flotacion.

Në cilësi të provave materiale tek të dyshuarit është gjetur dhe sekuestruar sasia e metaleve të vjedhura, prova këto që do të procedohen si dëshmi materiale në veprën penale.

Pas procedurave intervistuese me aktvendim të prokurorit të rastit, gjashtë personave të dyshuar u është caktuar masa e ndalimit policor për 48 orë.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img