Policia e Kosovës aksion në Shtërpcë

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Njësia Speciale aksion në Shtërpcë.

Njësitë Speciale të Policisë së Kosovës janë duke e zhvilluar një aksion në Shtërpcë, raporton Express.

Lajmin për Gazetën Express e ka konfirmuar kryeprokurori i Prokurorisë Themelore të Ferizajt, Shukri Jashari.

Jashari ka thënë se bastisjet janë duke vazhduar.

“Po, është duke u zhvilluar një aksion. Ka të bëjë për keqpërdorim të detyrës zyrtare, pra ryshfet. Ende s’ka të arrestuar, meqenëse bastisjet po vazhdojnë ende”, ka thënë Jashari për Express

Ndryshe, sipas raportimeve të mediave, aksioni ka të bëjë me veprat penale të korrupsionit me ndërtimet në Brezovicë.

Kallxo.com raporton se janë bastisur mbi dhjetë lokacione, prona dhe shtëpi të ish-kryetarit të Shtërpcës dhe të zyrtarëve tjerë të lartë të Listës Serbe.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img