33.9 C
Geneva
Saturday, June 21, 2025

Policia e Kosovës gati për garancitë e kërkuara nga Gjykata Speciale

- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Policia gati për garancitë e kërkuara nga Haga.

Policia e Kosovës ka njësite për reagim në çfarëdo situata që kërcënojnë sigurinë në vend.

Por, gjykatësi i procedurës paraprake, Nicolas Guillou, urdhëroi këtë institucion të sigurisë t’i tregojë saktë për kapacitet që i ka.

Këtë urdhëresë ai e bëri për të mësuar nëse policia e Kosovës ka mundësi të siguroi lirimin me kusht të ish-liderëve të UCK-së, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi e Rexhep Selimi, nga Qendra e Paraburgimit të Gjykatës Speciale në Hagë.

Këtë përgjigje nga drejtori i Policisë së Kosovës, Samedin Mehmeti e kërkoi të martën edhe deputetja e Vetëvendosjes, Shqipe Mehmeti Selimi.

Avokati Taulant Hodaj thotë se fati dy ish-kryeparlamentarëve dhe ish-deputeti varet nga përgjigja e policisë se Kosovës

“Krejt varet sa do të jetë bindëse përgjigja e policisë se Kosovës për këtë rast”.

Por si ka ardhure deri te kjo kërkese e speciales për Policine

“Shkalla e parë nuk e mori parasysh, pastaj shkalla e dytë e ktheu në rivendosje, duke kërkuar qe të shikohen cilat janë ato kushte dhe ka urdhëruar te bisedohet bisedoni me policinë e Kosovës”.

Kërkesa për lirim me kusht kishte bërë edhe Ramush Hardinaj, por në rastin e tij edhe pse u miratua nga UNMIK-u ajo nuk është qe u realizua 100%

“Në rastin e Hardinajt, ata kërkuan garanci nga UNMIK -u dhe i dhanë ato garanci, por derisa ai ishte i lirë, gjykata ndryshoi urdhrin dhe e kufizoi rëndë Haradinajn dhe në gjykimin e dytë ai u ndalua në paraburgim”

Sipas avokatit nëse përgjigja e policisë se Kosovës do ta binde gjykatën Speciale, Veseli, Krasniqi e Selimaj, brenda dy jave do të jenë në Kosovë.

Të Fundit
Postimet më të lexuarat
- Reklamë -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img