Policia e Kosovës, në një përgjigje për Reporteri, ka konfirmuar incidentin në Stacionin e Autobusëve.
Zëdhënësja e Policisë, Flora Ahmeti, konfirmoi se një person anonim i ka thirrur dhe i ka njoftuar se ka vënë mjete shpërthyese.
‘Rreth orës 14:00, kemi pranuar një telefonatë anonime, përmes së cilës një person ka deklaruar se ka vendosur mjete shpërthyese në Stacionin e Autobusëve, në Prishtinë. Menjëherë policia ka ndërrmarë të gjitha masat e sigurisë në atë zonë. Në një perimetër të caktuar ka evakuuar qytetarët, ndërkohë që janë angazhuar njësitet përkatëse për trajtimin e informatës”, njofton PK-ja.





