Preisentja Osmani reagon pas vdekjes së regjisorës Berisha

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vdekja e regjisores Berisha, reagon Presidentja Osmani.

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, ka reaguar pas vdekjes së regjisores Burbuqe Berisha, duke thënë se vdekja e hershme e saj është humbje e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë e Kosovës, raporton Express.

Përmes një postimi në Facebook, Osmani ka thënë se ndarja e saj nga jeta do të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike.
“Puna e saj prej regjisoreje në Teatrin Kombëtar, në teatrin “Faruk Begolli”, por edhe në teatro të tjera, mbetet vulë e fuqishme në zhvillimin e teatrit, por edhe të jetës kulturore përgjithësisht.

Krahas punës në teatër, Buqja ka dhënë kontribut të theksuar në edukimin e brezave të rinj, duke qenë pedagoge e respektuar.

Ndarja e saj nga jeta do të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike”, ka shkruar Osmani.

Postimi i saj i plotë:

Me pikëllim të thellë e mora lajmin për ndarjen nga jeta të regjisores Burbuqe Berisha. Vdekja e hershme e Buqes, sikur njihet ndër qarqet artistike, është humbje e madhe për artin, kulturën dhe kinematografinë e Kosovës.

Ajo përfaqëson një brez krijuesish, të cilët u formuan në kohë rezistence dhe e zhvilluan krijimtarinë e tyre krahas saj, duke e shndërruar artin në rezistencë e dëshmi.

Puna e saj prej regjisoreje në Teatrin Kombëtar, në teatrin “Faruk Begolli”, por edhe në teatro të tjera, mbetet vulë e fuqishme në zhvillimin e teatrit, por edhe të jetës kulturore përgjithësisht.

Krahas punës në teatër, Buqja ka dhënë kontribut të theksuar në edukimin e brezave të rinj, duke qenë pedagoge e respektuar.

Ndarja e saj nga jeta do të lërë zbrazëti të madhe në jetën tonë publike.

I përjetshëm qoftë kujtimi për të!

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img