Presidenti francesletër Kurtit: Shpresoj që ta vazhdoni dialogun me Serbinë, do t’ju mirëprisja në Paris për të folur rreth kësaj çështje – Alb'swiss TV
Alb'swiss TV
Lajme

Presidenti francesletër Kurtit: Shpresoj që ta vazhdoni dialogun me Serbinë, do t’ju mirëprisja në Paris për të folur rreth kësaj çështje

presidenti-francesleter-kurtit:-shpresoj-qe-ta-vazhdoni-dialogun-me-serbine,-do-t’ju-mireprisja-ne-paris-per-te-folur-rreth-kesaj-ceshtje

Macron letër Kurtit: Shpresoj që ta vazhdoni dialogun me Serbinë, do t’ju mirëprisja në Paris për të folur rreth kësaj çështje.

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron i ka shkruar një letër urimi kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ku ndër tjerash ia ka përmendur dialogun me Serbinë. Për ta diskutuar këtë dhe disa çështje tjera, Macron e ka ftuar Kurtin për vizitë në Paris, raporton Gazeta Express.

“Unë e di që ju synoni të realizoni reforma thelbësore, të cilat i kërkojnë bashkëqytetarët tuaj: forcimin e shtetit të së drejtës si dhe zhvillimin ekonomik dhe shoqëror të Kosovës”, ka shkruar Presidenti Macron. Këtu, ka thënë ai, duhet shtuar edhe lufta kundër pandemisë e cila duhet të ketë përparësi të menjëhershme, në kohën kur Kosova po preket rëndë dhe kur Bashkimi Evropian po mobilizohet për të ndihmuar vendet e rajonit për të përballuar krizën shëndetësore dhe pasojat e saj.

Presidenti francez i ka dhënë mbështetjen e tij Kryeministrit Kurti për të gjitha prioritetet për të mirën e kosovarëve. Ai gjithashtu ka ofruar mbështetjen e tij edhe për dialogun Kosovë-Serbi që, sipas tij, duhet të përfundojë me një marrëveshje gjithëpërfshirëse.

Të ngjajshme

Presidenti i ri votohet sot në orën 18:00

albswiss.com

2 vdekje në Shqipëri pas vaksinës kineze, mjeku i njohur kërkon ndërprerjen e procesit

albswiss.com

Kush i bëri ftesë Ardiana Matoshit t’i bashkohet Vetëvendosjes? Tregon vetë aktorja

albswiss.com