Presidenti serb viziton Tiranën më 20 dhjetor në kuadër të “Open Balkan”

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiq viziton Tiranën më 20 dhjetor në kuadër të “Open Balkan”.

Presidenti serb Aleksander Vuçiq do ta vizitojë Tiranën më 20 dhe 21 dhjetor në kuadër të iniciativës rajonale “Open Balkan”.

Takimi do të organizohet nga kryeministri Edi Rama dhe në të do të marrë pjesë edhe kryeministri i Maqedonisë së Veriut Zoran Zaev.

Takimi paraprak i “Open Balkan” është mbajtur në nëntor në Beograd dhe në atë takim Vuçiq pat deklaruar se në takimin e radhës në Tiranë do të nënshkruhet një memorandum mirëkuptimi lidhur me lejet e punës, shkruan b92.

Marrëveshja nënkupton lejen e punës që lëshohet nga tri shtetet pjesëmarrëse të “Open Balkan” dhe do të jetë valide në Shqipëri, Serbi dhe Maqedoni të Veriut.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img