Presidentit serb i shfaqen probleme shëndetësore, anulon disa aktivitete

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Vuçiqit i shfaqen probleme shëndetësore, anulon disa aktivitete.

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, anuloi disa takime që kishte dje dhe sot për shkak të shëndetit.

Kjo është konfirmuar nga këshilltarja për media e presidentit serb.

“Shëndeti i presidentit nuk ishte në rregull sot. Por, nesër Ursula von der Layen arrin nesër mbrëma dhe pasnesër ne jemi në Nish me të, duke shënuar fillimin e punimeve në korridorin e ri hekurudhor, pas kësaj shkojmë në Dubai dhe problemet e përditshme në Kosovë. Kështu që ne vendosëm, domethënë, mjekët sugjeruan që ai të ndalet për një kohë dhe të bëjë një pushim”, ka thënë ajo për Euronews, transmeton lajmi net.

E pyetur nëse publiku duhet të shqetësohet, ajo u përgjigj negativisht.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img