Presidentja e KE-së të mërkurën viziton Prishtinën

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Situata në veri, presidentja e Komisionit Evropian të mërkurën viziton Prishtinën.

Presidentja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, do të qëndrojë për vizitë zyrtare për dy ditë në gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor.

Ajo do ta fillojë në Shkup më 28 shtator dhe në po të njëjtën ditë do të shkojë edhe në Tiranë, njofton Klan Kosova.

Derisa të mërkurën, von der Leyen do të shkojë në Beograd dhe pas vizitës atje do të vijë në Prishtinë për të vazhduar më pas në Sarajevë.

Zëdhënësja e Komisionit Europian, Dana Spinant, ka thënë se von der Leyen do të flasë edhe për situatën e krijuar në veri të Kosovës.

Sot gjatë ditës, Bashkimi Europian ka përsëritur qëndrimin se Kosova dhe Serbia duhet të ulin tensionet dhe të zgjidhin çështjet përmes dialogut të lehtësuar nga BE, si e vetmja platformë për t’u marrë vesh mes vete.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img