fbpx
-18.1 C
Geneva
Tuesday, January 21, 2025

Prezentojmë miqtë e shqiptarëve

Sot po iu prezentoj një mik

Mos e harroni këtë emër!
SANGDEL Djawed

Pas zgjedhjeve të shkurtit në Kosovë, marsi në kantonin e Gjenevës është muaj i zgjedhjeve komunale në gjithësejt 42 komuna.

Në zgjedhjet që do të mbahen në komunën 𝐕𝐞𝐫𝐧𝐢𝐞𝐫 e ku jetojnë e bashkëjetojnë nacionalite nga e gjithë bota, shqiptarët kanë mikun e tyre të cilëve iu qëndron afër për çdo rast e që ka mbështetur të rinjtë nga Kosova që nga përfundimi i luftës.

Ai vazhdon ta bëjë këtë duke sjellur me përkushtim ndryshime konkrete dhe solidare edhe sot, veçmas duke u angazhuar me devotshmëri dhe kompetenca për afirmimin e komunitetit shqiptar në komunën e tij.

Miku im, me energjinë, aftësitë dhe humanizmin njerzor, mishëron vlerat e drejtësisë shoqërore, të inovacionit dhe afërsisë me qytetarët.

Këtë e dëshmon ai edhe përmes listës zgjedhore ku nga gjithësejt 23 kandidatë, 5 janë me origjinë shqiptare edhe atë të të gjitha moshave.

Momentalisht miku im është deputet në parlament të Republikës e kantonit të Gjenevës.

SANGDEL Djawed është profesor universiteti i njohur për ekspertizën e tij të jashtëzakonshme në fushën e lidershipit dhe sipërmarrjes. Ai ka udhëtuar në më shumë se 100 vende të botës dhe flet shtatë gjuhë.

Për të mësuar më shumë rreth tij: www.djawed-sangdel.com

Projektet e tij janë pragmatikë dhe konkretë të cilët iu përgjigjen më së miri nevojave të qytetarëve.

Nëse dëshironi të njiheni më për së afërmi edhe ju me mikun tim, më shkruani e do t’iu ftoj për kafe.

Përndryshe, nëse keni ndonjë pyetje, mi dërgoni ato në komente e unë mund t’ia përcjellë atij duke realizuar një bashkëbisedim, intervistë, vetëm për ju.

#Vernier2025 #Municipales2025 #JusticeSociale #Innovation #Engagement #LJS #djawedsangdel #Élections2025

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img