16.9 C
Geneva
Saturday, March 15, 2025

“Prishtina shkon në balotazh, LDK dhe PDK në garë shumë të ngushtë për vendin e dytë”

Gazetari Valon Syla ka parashikuar rezultatin e zgjedhjeve lokale në komunën e Prishtinës.

Në emisionin Pressing në T7 ai ka thënë disa fjalë për zgjedhjet lokale që do të mbahen më 17 tetor në nivel vendi në Kosovë.“Prishtina shkon në balotazh”, tha ai.

“Por është një garë shumë e ngushtë me një epërsi të vogël për vendin e dytë mes PDK dhe LDK”, shtoi ai.

Në komunën e Prishtinës garojnë Përparim Rama prej LDK-së, Uran Ismaili prej PDK-së, Daut Haradinaj nga AAK dhe Arben Vitia nga VV.

Prishtinën që dy mandate e udhëheqë Shpend Ahmeti.

Ai ka vendosur që të mos garojë tani për një mandat të tretë. Dy mandatet e kaluara ai i ka fituar si kandidat i VV-së por pastaj kaloi në PSD me grupin që u nda nga VV-ja.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img