Produktet serbe në bufenë e Kuvendit, ky është reagimi i fundit

- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img

Kuvendi: Nëse bufeja vazhdon të shërbej produkte serbe do t’i ndërpritet kontrata.

Ilir Kërçeli, i cili është shef i kabinetit të kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca, ka bërë të ditur se bufeja e parlamentit është nën menaxhimin e një operatori privat, ku nga ai kanë kërkuar që të mos shërbehen produkte nga Serbia, në të kundërtën do t’i shkëputet kontrata.

Tutje, Kërçeli tha se këtë kontratë, legjislatura e e re e ka gjetur në Kuvendin e Kosovës, përpara kohës kur në krye të parlamentit ka ardhur Konjufca.

“Kuvendi i Kosovës ka privatizuar shërbimet e bufesë, duke ja ofruar një operatori privat. Ky operator privat, ka marrëveshje me Kuvendin tash e mbi 15 vite. Këtë marrëveshje apo kontratë, kjo legjislaturë e re, e ka gjetur në Kuvendin e Kosovës (dmth këto shërbime ofrohen para ardhjes së kryeparlamentarit Konjufca)”, ka shkruar Kërçeli, transmeton Klankosova.tv.

Kujtojmë se sot, deputeti i AAK-së, Bekë Berisha, i kërkoi kryetarit të Kuvendit të Kosovës që në bufenë e parlamentit të hiqen produktet me prejardhje serbe.

Lajmi Fundit
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Artikujt më të lexuar nga Mërgata
- Hapsirë reklamuese -spot_imgspot_imgspot_imgspot_img