fbpx
18.8 C
Geneva
Monday, September 30, 2024

Prokuroria Themelore në Prizren ngrit aktakuzë ndaj përsonit që grabiti 20 mijë euro në këmbimore

Ngritet aktakuzë pasi grabiti 20 mijë euro në këmbimore.

Prokuroria Themelore në Prizren, Departamenti i Krimeve të Rënda, ka ngritur aktakuzë kundër F.I., i cili gjendet në paraburgim nga data 10 shtatori për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale “Grabitja”.

Sipas aktakuzës, “F.I., me datë 10.09.2021, rreth orës 12:30 në Prizren, në zyrën këmbimore “Prizreni”, me përdorim të forcës e përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të dëmtuarit I.H., zyrtar i këmbimores, në atë mënyrë që shkon në këmbimore kinse të këmbejë 25.000 franga në euro, me ç’rast i dëmtuari i përgatit 22.950 euro dhe posa fillon i dëmtuari t’i numërojë 20.000 euro i akuzuari e zë të habitur të dëmtuarin, duke u ngritur nga karriga e godet me grusht, me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore, dhe largohet me vrap me paratë që i ka grabitur në shumë prej 20.000 euro”.

“Po ashtu, i akuzuari F.I., me datë 31.08.2021, rreth orës 20:20 në Prizren, në afërsi të objektit BQK-së, me përdorim të forcës e përvetëson në mënyrë të kundërligjshme pasurinë e luajtshme të personit tjetër të dëmtuarit E.B., në atë mënyrë që i afrohet të dëmtuarit duke e pyetur “sa po shkojnë frangat zvicerane” dhe pajtohen për këmbim kinse të 2000 frangave. Gjatë kohës që i dëmtuari numëronte shumën prej 1820 euro, i akuzuari e godet me grusht të dëmtuarin E.B., me ç’rast i shkakton lëndime të lehta trupore, i merr paratë dhe largohet me vrap në drejtim të panjohur”, njofton prokuroria e Prizrenit.

Të Fundit
spot_imgspot_imgspot_img
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img
Postimet më të lexuarat
spot_imgspot_imgspot_imgspot_img