Ende nuk është zbuluar dorasi që bëri vrasjen e trefishtë në Gllogjan.
Zëdhënësi i Prokurorisë së Pejës, Shkodran Nikçi, në një konferencë për media ka njoftuar se ka përfunduar seanca ndaj tre personave të dyshuar për vrasjen e trefishtë që ka ndodhur ditë më parë në Gllogjan.
Ai ka thënë se prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën e masës së paraburgimit për tre të dyshuarit.
“Prokurorja e rastit ka parashtruar kërkesën për masën e paraburgimit, këtë kërkesë e ka elaboruar sot në seancën e procedurës paraprake para gjyqtarit”, tha Nikçi.
I njëjti shtoi se tre te arrestuarit dyshohen se kanë kryer veprën penale – vrasje e rëndë dhe – armëmbajtje pa leje.
“Shpresojmë që gjyqtari të marrë vendimin e duhur”, ka përfunduar Nikçi.





